“Ma kanë vrarë djalin e mixhës së Agronit” – raportim nga vendi i ngjarjes
Një person ka deklaruar para policisë: “Ma kanë vrarë djalin e mixhës së Agronit.”
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Sali Nivica” në Prishtina.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, ku dyshohet për persona të plagosur, ndërsa burime jozyrtare bëjnë të ditur se një person mund të ketë mbetur i vrarë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente, ndërsa zona është rrethuar për hetime.
Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga Policia lidhur me numrin e viktimave apo motivet e incidentit.
Raporti24 do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e fundit./Raporto24/





