“Albin Kurti përqafon Hysni Mehanin në Drenicë: Projekte zhvillimore dhe investime të mëdha për Skenderajn e Kosovën”

Gjatë vizitës në Drenicë, kryeministri Albin Kurti u takua dhe shprehu mbështetjen e tij për kandidatin Hysni Mehani, duke theksuar përkushtimin për zhvillimin e mëtejmë të rajonit dhe të gjithë Kosovës.
Kurti bëri të ditur se në mandatin e ardhshëm do të realizohet projekti i Digës së Kuqicës në Skenderaj, një investim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e burimeve ujore. Po ashtu, do të ndërtohet edhe Tregu i Gjelbër, i cili do të krijojë hapësira të reja për promovimin dhe shitjen e prodhimeve vendore, duke mbështetur fermerët dhe prodhuesit lokalë.


Në fjalimin e tij, Kurti vuri në pah edhe avancimin e sektorit të mbrojtjes, duke theksuar se janë ndarë 1 miliard euro për ushtrinë dhe se është planifikuar ndërtimi i Fabrikës së Municionit me prodhim ushtarak “Made in Kosova”.
Ai nënvizoi se Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të fuqizohet, ndërsa gjatë mandatit të parë të plotë janë rekrutuar mbi 2,700 ushtarë të rinj.
“Shtet i prodhimit dhe industrisë, shtet i sundimit të ligjit dhe sigurisë, shtet për të gjithë qytetarët”, ishte mesazhi i Kurtit para të pranishmëve./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU