Kaq shpejt! Dafina Zeqiri zbulon gjininë e bebit të dytë (Foto)

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka ndarë me fansat një moment të veçantë nga jeta e saj private, duke bërë të ditur gjininë e foshnjës që po pret, shkruan Raporto24.

Përmes disa publikimeve në rrjetet sociale, artistja ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, do të mirëpresin në familje një tjetër djalë. Në një nga fotografitë, djali i tyre i madh shihet pranë një tullumbaceje blu me mbishkrimin “It’s a boy”, duke e bërë zbulimin edhe më emocionues.

Lajmi vjen pas konfirmimit të shtatzënisë, të cilin Dafina e bëri publik gjatë një koncerti në Tiranë, duke surprizuar publikun.

Familja e çiftit pritet të zgjerohet shumë shpejt, ndërsa vogëlushi Daskan do të marrë rolin e vëllait të madh, në një periudhë kur ende nuk ka kaluar një vit nga ardhja e tij në jetë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU