Flor Mumajesi për Soni Malajn: “Nuk është dashuri e madhe, por më shumë një…” (Video)

Historia mes Flori Mumajesit dhe Soni Malajt ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e publikut, sidomos pas deklaratave të këngëtares në “Ferma VIP”, transmeton Raporto24.

Soni ka treguar gjatë rrugëtimit të saj në reality show se vazhdon të ketë një raport të mirë me Florin, edhe pse lidhja e tyre ka marrë fund prej shumë vitesh. Madje, gjatë një prej spektakleve, ajo kërkoi një surprizë nga artisti, e cila u realizua në mënyrë simbolike me 300 dronë që ndriçuan qiellin mbi fermë.

Në mes të gjithë këtyre diskutimeve, në rrjetet sociale është bërë sërish virale një intervistë e vjetër e Flori Mumajesit për “Prive”. Gjatë rubrikës së pyetjeve të shpejta, ai u përball me një pyetje që lidhej me ish-partneren e tij.

“Soni, të pëlqen? Soni, të luash Soni”, ishte pyetja që iu drejtua, ndërsa Flori, me humor, u përgjigj: “PlayStation, e se na ngatërroni ju”. Më pas ai shtoi: “Për Sonin po… është një dashuri e fundit, por nuk është dashuri e madhe. Më shumë është një shkarkim emocional që bëj aty”.

Kjo deklaratë ka nxitur sërish reagime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës vazhdojnë të komentojnë raportin që dy artistët kanë ruajtur ndër vite.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU