Paraqitja e Lelës në promovimin e EP-së më të re të Londrimit nuk kaloi pa u komentuar. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3” mori pjesë në eventin privat të artistit, ku u shfaq e vetme dhe tregoi se e ka mbështetur projektin e tij që nga fillimi, reansmeton Raporto24.
Ajo zbuloi se i ka dëgjuar të gjitha këngët e reja të Londrimit dhe u shpreh e lumtur për suksesin e tij. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte deklarata e saj për jetën private.
Gjatë një interviste për “Prive by Liberta Spahiu”, Lela u pyet nëse vazhdon të jetë beqare. Në vend të një përgjigjeje të drejtpërdrejtë, ajo u mjaftua të thoshte: “Jam e lumtur”, duke lënë të hapura shumë interpretime.
E pyetur nëse ende qëndron pas deklaratës së mëparshme se është single pas ndarjes nga Leo, ajo buzëqeshi dhe tha: “Ndoshta vlen ende ajo përgjigje”.
Kjo përgjigje ka rikthyer aludimet për një afrim të mundshëm mes dyshes. Kujtojmë se në Ditën e Shën Valentinit ishin publikuar pamje ku Lela dhe Leo shiheshin së bashku në Gjermani, pavarësisht se më herët kishin bërë të ditur ndarjen e tyre.
Pas deklaratës së fundit, ndjekësit kanë nisur sërish të spekulojnë se historia mes tyre mund të mos ketë marrë ende fund.


