Klajdi Haruni ka kurorëzuar dashurinë e tij, duke i dhënë fund beqarisë me një ceremoni madhështore, shkruan Raporto34.
Festimi u mbajt në një ambient luksoz, ku organizimi dhe dekori tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve. Në këtë ditë të veçantë nuk munguan as personazhe të njohur të skenës shqiptare, të cilët publikuan momente nga dasma në rrjetet sociale.
Në pamjet që po qarkullojnë, çifti shfaqet shumë i lumtur dhe i përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, duke shijuar çdo çast të kësaj dite të rëndësishme pranë familjarëve dhe miqve të tyre.


