Vdekja e mërgimtarit që mori rrugën për Kosovë, konfirmohet mosha e tij dhe detajet e tjera

Mbrëmë, Klankosova.tv kishte arritur që ekskluzivisht të marrë informata se një person ka vdekur gjatë aterimit të një aeroplani nga Zvicra për në Kosovë.

Pas ngjarjes, sipas të njëjtave burime, pasagjerët kanë mbetur të mbyllur brenda aeroplanit për rreth një orë, pa mundësi daljeje, ndërsa situata është përshkruar si e tensionuar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente, të cilat kanë bërë tërheqjen e trupit nga aeroplani.

Përveç kësaj, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh e ka konfirmuar lajmin.

ANP. Adem Jashari / 14.06.2026 – 17:13. Lidhur me rastin, viktimës mashkull kosovar pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore i njëjti është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërsa drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha për Klankosova.tv se viktima është dërguar pa shenja jete në ambientet e emergjencës.

“Është sjellë pa shenja jete në Qendrën Emergjente prej aeroportit edhe për kundër masave të ndërmarra të RCP nuk kanë rezultuar me sukses, kështu që është konstatua vdekja e tij”, ka thënë Syla.

Klankosova.tv poashtu ka mësuar se bëhet fjalë për një 63-vjeçar, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura. /Klankosova.tv

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU