Numërohen 92 kuti të votave me postë: VV e para me 70%, kaq kanë marrë PDK, LDK dhe AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 41.26% nga numërimi i votave me postë.

Aktualisht kur janë numëruar 92 kuti, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 70.05% apo 24,174 vota.

Në vend të dytë del të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës me 14.68% apo 5,065 vota.

Me 8.12% apo 2,803 vota renditet e treta Partia Demokratike e Kosovës. Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë deri tani 5.18% apo 1,788 vota.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU