Alarm për urinë në disa zona të botës, OKB paralajmëron krizë humanitare

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin për përkeqësimin e situatës humanitare në disa rajone të botës, ku miliona njerëz po përballen me rrezikun e urisë ekstreme,shkruan Raporto24
Sipas paralajmërimeve të OKB-së, zonat më të prekura përfshijnë Sudanin, Sudanin e Jugut, Jemenin, Somalinë, verilindjen e Nigerisë dhe Gazën, ku mungesa e ushqimit, konfliktet dhe krizat ekonomike kanë rënduar gjendjen e popullsisë.
OKB ka bërë thirrje për ndihmë urgjente ndërkombëtare, duke theksuar se nevojiten ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të krizës dhe për të siguruar furnizime bazë për njerëzit në nevojë./Rsporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU