Mateo dhe Brikena kapen mat me njëri-tjetrin?

Një video që po qarkullon me shpejtësi ditën e sotme në rrjetet sociale ka trazuar sërish ujërat rreth marrëdhënies së Mateos dhe Brikenës. Dyshja janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal, siç shihet edhe në pamjet e siguruara duke ngritur menjëherë dyshime te ndjekësit e tyre.

Kjo rishfaqje krah për krah vjen vetëm pak javë pasi dyshja, pas shumë zërave lart e poshtë, konfirmuan zyrtarisht ndarjen e tyre. Ky takim i papritur ka nxitur menjëherë pikëpyetjet e para nëse Mateo dhe Brikena kanë gjetur rrugën e përbashkët drejt një rikthimi, apo nëse bëhet fjalë për diçka tjetër.

Ajo që shton edhe më shumë dyshime mbi natyrën e këtij takimi është sjellja e tyre në botën virtuale. Ndonëse u panë bashkë në publik, në rrjetet sociale situata mbetet e ngrirë. Nga një vëzhgim i thjeshtë shihet se nuk ka asnjë lëvizje nga ana e tyre; të dy vazhdojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, duke treguar se “paqja” e mundshme nuk është reflektuar ende online.

Kujtojmë se të dy janë aktualisht pjesë e programit “Top Arena”, çka shton edhe më shumë misterin e kësaj shkrepjeje. A kanë dalë ata thjesht për të diskutuar për angazhimet e tyre të përbashkëta profesionale, apo mes dyshes ka pasur një sqarim privatisht dhe kanë vendosur t’i japin edhe një shans njëri-tjetrit?

Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim! /Prive By Liberta Spahiu

Screenshot

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU