22 qershor (Reuters) – Numri i anijeve që kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit ra ndjeshëm të dielën, pasi Irani njoftoi se kishte mbyllur përsëri këtë rrugë të rëndësishme detare, duke akuzuar Izraelin dhe SHBA-në për shkelje të marrëveshjes së përkohshme të paqes.
Sipas të dhënave të kompanisë së analizave detare Kpler, vetëm 5 anije kaluan nëpër ngushticë të dielën, krahasuar me 26 anije një ditë më parë.shkruan Reuters trasmeton Raporto24/
Mes anijeve të kaluara ishin edhe tre superanije transportuese nafte, secila me kapacitet rreth 2 milionë fuçi naftë dhe produkte karburanti, ndërsa njëra prej tyre ishte nisur drejt Japonisë.
Irani kishte hequr javën e kaluar bllokadën efektive të kësaj rruge detare, pas një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara për zgjatjen e armëpushimit dhe vazhdimin e negociatave të paqes. Por, Garda Revolucionare e Iranit njoftoi të shtunën mbylljen përsëri të ngushticës, pas sulmeve izraelite në Liban.
Ushtria amerikane deklaroi se anijet tregtare vazhdonin aktivitetin në zonë.
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë dhe çdo ndërprerje e trafikut aty mund të ndikojë në tregjet globale të energjisë./Raporto24/


