Sot është ditë feste në familjen e këngëtares Shkurte Gashi, pasi bashkëshorti i saj, Alberti, feston ditëlindjen, shkruan Raporto24.
Me këtë rast, këngëtarja i ka dedikuar atij një urim të veçantë, duke shkruar: “Urime dashuri 100 me ne”.

Çifti, i cili janë prindër të dy fëmijëve, po e shënojnë këtë ditë në rrethin familjar dhe me momente të gëzueshme.


