Romanca mes Klodit dhe Elijonës po komentohet gjithnjë e më shumë, teksa çdo paraqitje e tyre po shton aludimet për një lidhje në zhvillim, shkruan Raporto24.
Së fundmi, Klodi ka publikuar në TikTok një video nga makina, ku Elijona shihet duke drejtuar automjetin, ndërsa ai e quan me shaka “Princesha pasagjere”. Në video, ai i kap dorën dhe e vendos mbi këmbën e tij, një moment që ka marrë vëmendje të madhe në rrjet.
Dyshja janë parë edhe më herët shumë të afërt në “Alba Festival”, ku nuk kanë munguar momentet intime mes tyre.
@klodianmihaj Passenger princess 🎀🩷 #fyp #klodi #princesstreatment #aesthetic #ulm ♬ careless whisper – leqrio
Më vonë, Elijona ka ndarë një Instastory nga festivali, të shoqëruar me këngën “Dashni ke ra” të Noizy-t, duke i shtuar edhe më shumë zërat për një romancë mes tyre.
Gjithçka që ata publikojnë duket se po e forcon gjithnjë e më shumë idenë se marrëdhënia e tyre është më shumë se miqësi.


