Elijona Binakaj ka ndarë një mesazh të thellë emocional në rrjetet sociale, duke rikujtuar një datë që për të mbetet e mbushur me dhimbje dhe mall.
Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e motrës së saj, e cila fatkeqësisht humbi jetën në një aksident tragjik që i mori gjithashtu jetën edhe nënës së tyrem shkruan Raporto24.
Në vend të një feste, Elijona ka zgjedhur ta përkujtojë këtë ditë me një fotografi bardh e zi, ku shfaqet së bashku me motrën, duke e shoqëruar me një dedikim të ndjerë.
Ajo ka shkruar fjalë plot emocion: “Deri të takohemi sërish, do të të mbaj gjithmonë në zemër. Urime ditëlindjen në parajsë, Lindushe. Përgjithmonë do të të dua dhe do të më mungosh.”
Ish-banorja e BBVK-së më herët kishte ndarë publikisht historinë e dhimbshme të familjes së saj, kur një udhëtim drejt Kosovës u kthye në një tragjedi që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e tyre.

Ish-banorja e BBVK-së kishte ndarë me të gjithë shqiptarët tragjedinë që i ndodhi familjes së saj, kur teksa po udhëtonte drejt Kosovës, një aksident u shndërrua në makth për të.


