Këngëtarja Adelina Berisha ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Po Don”, një projekt ritmik i përshtatur për sezonin veror, shkruan Raporto24.
Kënga vjen me muzikë dhe produksion nga Celik Lipa, ndërsa tekstin e ka realizuar Elinel. Videoklipi është punuar nga Imagine, me stilim nga Orchidee.
“Po Don” tashmë është publikuar në YouTube dhe pritet të shoqërojë publikun gjatë kësaj vere.


