Erza dhe Aulona Zubaku, dy motrat që humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë trafiku në Gjermani, do të varrosen nesër në vendlindjen e tyre, në Komunën e Kamenicës.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 27 qershor 2026, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Topanicë.
Të afërm, miq dhe qytetarë pritet të marrin pjesë në ceremoninë mortore për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy motrave, vdekja e të cilave ka prekur thellë familjen dhe komunitetin.



