Moti sot në Kosovë: Diell dhe temperatura deri në 32 gradë

Moti në Kosovë sot do të jetë kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët, duke krijuar kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe me drejtime të ndryshme, pa ndikuar dukshëm në kushtet e motit.

IHMK bën të ditur se kushtet agrometeorologjike janë shumë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, falë motit të thatë, temperaturave të larta dhe numrit të madh të orëve me diell.

Po ashtu, këto kushte konsiderohen të përshtatshme për përgatitjen e fushatës së korrje-shirjeve të grurit. Në rrafshin e Dukagjinit pritet që korrjet të nisin më herët se në rrafshin e Kosovës, për shkak të kushteve më të favorshme klimatike./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU