Sot në vendin tonë do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell gjatë gjithë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 38°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.
Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje, për shkak të temperaturave të larta.





