Një 45-vjeçar me shtetësi sllovene ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së hënës pas një konflikti fizik të ndodhur në zonën e Shkallnurit, në Durrës.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 21:30, shtetasi me inicialet M. M., i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake, është konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, shkruan Abcnews.al.





