Franca kalon me bindje në 1/16 e finales, Mbappé shkëlqen me dopietë
Franca ka siguruar kualifikimin në 1/16 e finales së Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultat të pastër 3-0 kombëtaren e Suedisë në ndeshjen e fazës eliminatore,shkruan Raporto24/
Foto:Blerim Uka
Ylli francez Kylian Mbappé ishte edhe një herë protagonisti kryesor i “Gjelave”, duke realizuar dy gola, fillimisht në minutën e 45-të dhe më pas në të 74-tën, për t’i dhënë qetësi ekipit të tij.
Golin tjetër për Francën e shënoi Bradley Barcola në minutën e 53-të, duke vulosur një fitore të merituar për kombëtaren franceze.
Me këtë sukses, Franca vazhdon rrugëtimin në Kupën e Botës dhe në raundin e 1/16 së finales do të përballet me Paraguain, në një sfidë që pritet të jetë mjaft interesante./Raporto24/Kylian MbappeKylian MbappeKylian Mbappe

Foto:Blerim Uka


