​Digjen kontejnerë në dy rrugë të Prishtinës, zjarri përfshin edhe dy vetura

Një zjarr ka përfshirë disa kontejnerë për mbeturina në Prishtinë, në rrugët “Simon Shiroka” dhe “Sylejman Vokshi”, raporton KosovaPress.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë përfshirë nga zjarri edhe dy vetura. Sipas informacioneve që ka marrë KosovaPress, njëra prej automjeteve i përket një personi me aftësi të kufizuara.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU