Moza gati për muzikë! Konfirmon bashkëpunimin me këngëtaren e njohur shqiptare

Pas triumfit në edicionin e tretë të “Ferma VIP”, shkrimtarja Mimoza Ahmeti duket se po përgatitet për sfida të reja edhe në muzikë, shkruan Raporto24.

E ftuar në një intervistë në Vizion Plus, ajo rrëfeu disa nga përjetimet pas përfundimit të spektaklit, duke treguar se ka marrë oferta interesante për bashkëpunime artistike.

Ahmeti bëri të ditur se njëra prej artisteve që ka shprehur dëshirën për të realizuar një projekt me të është reperja Tayna, lajm që e ka emocionuar shumë.

“Jam shumë e lumtur që Tayna ka shprehur dëshirën që të bëjë një bashkëpunim muzikor me mua dhe jam jashtëzakonisht e lumtur”, u shpreh ajo.

Fituesja e “Ferma VIP 3” zbuloi se edhe ish-fermeri Bujaka i ka propozuar një bashkëpunim, por me nota humori tha se ai duhet të presë.

“Kur më tha Bujaka, i thashë ‘prit’, se Tayna më ka kërkuar e para”, deklaroi Mimoza, duke lënë të hapur mundësinë që publiku ta shohë së shpejti në projekte muzikore.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU