Një bisedë në Instagram i ka tërhequr vëmendjen ish-banores së edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, Lela Seferi, e cila vendosi ta ndajë me ndjekësit një episod që e cilësoi si një “perlë”, shkruan Raporto24.
Përmes një InstaStory, Lela publikoi një screenshot të mesazheve që kishte marrë nga e njëjta ndjekëse, e cila brenda vetëm një dite ndryshoi krejtësisht mënyrën e komunikimit me të.
Fillimisht, ajo i kishte dërguar një mesazh me përmbajtje fyese, duke shkruar: “He mi debile a e pe kush është…! Jo si ti e pa përfillshme! Dështake”.
Megjithatë, vetëm 24 orë më vonë, e njëjta llogari iu drejtua Lelës me një ton krejt tjetër. Këtë herë, ndjekësja e përshëndeti me mirësjellje dhe e pyeti: “Hi Lela! Ku e ke marrë kostumin e bardhë?”, ndërsa më pas vazhdoi të dërgonte edhe disa pikëpyetje, pasi nuk mori përgjigje.
E habitur nga ky ndryshim i menjëhershëm në sjellje, Lela vendosi ta bëjë publike bisedën.

“Zakonisht nuk postoj këso lloj gjërash, ama këtë perlë s’munda pa e mbajtur vetëm për vete”, shkroi ajo me ironi mbi fotografinë e mesazheve.
Publikimi i saj nxori në pah kontrastin mes komenteve fyese dhe qasjes miqësore që personazhet publike hasin shpesh në rrjetet sociale, duke ilustruar se sa shpejt mund të ndryshojë sjellja e disa përdoruesve në platformat online.


