Një moment i veçantë po shënohet sot në familjen e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, shkruan Raporto24.
Vajza e saj feston ditëlindjen e pestë, ndërsa me këtë rast Haxhiu ka ndarë me ndjekësit një fotografi të ëmbël familjare, ku shfaqet përkrah fëmijëve të saj.
Pamja reflekton atmosferën e ngrohtë dhe gëzimin që shoqëron këtë ditë të rëndësishme për familjen, ndërsa urimet nuk kanë munguar në rrjetet sociale.

Ditëlindja e vogëlushes ka sjellë një arsye të bukur feste për familjen e Albulena Haxhiut, e cila rrallë ndan momente nga jeta e saj private.


