Briki hedh një hap tutje në lidhje me Mateon (foto)

Raporti mes Mateos dhe Brikenes po vazhdon të ngjallë interes të madh te ndjekësit në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.

Pasi dyshja nisën ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e publikut. Këtë herë, në listën e ndjekësve është shfaqur edhe motra e Mateos, e cila ka rifilluar ta ndjekë Brikenën, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe në drejtim të kundërt.

Ky zhvillim është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal se marrëdhënia mes tyre po stabilizohet, ndërsa duket se po krijohen sërish ura komunikimi edhe me familjarët.

Edhe pse as Mateo dhe as Brikena nuk kanë reaguar publikisht për raportin e tyre, lëvizjet e fundit në rrjetet sociale kanë shtuar spekulimet se mes tyre gjërat po ecin në një drejtim pozitiv.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU