Këngëtari i njohur Sefë Duraj ka ardhur me një prurje të re muzikore, duke publikuar këngën e tij më të fundit me titull “Afër teje”, shkruan Raporto24.
Ky projekt është realizuar me një videoklip veror, ku artisti shfaqet mes atmosferës së detit, duke sjellë pamje që përcjellin ngrohtësi dhe emocione romantike.
“Afër teje” vjen me tekst dhe muzikë nga Arben Beha, ndërsa produksioni muzikor është realizuar nga MProduction.
Kënga tashmë është publikuar në platformat muzikore dhe ka nisur të marrë vëmendjen e publikut, teksa Sefë Duraj vazhdon të mbetet aktiv me projekte të reja për fansat e tij


