​Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimet e derivative për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimi i naftës për sot është 1.39 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.36 euro-cent për litër, ndërsa i gazit 0.68 cent për litër.

Çmimi për naftën ishte edhe dje 1.39 euro-centë dje përcjell KosovaPress. Derisa për ditën e diel dhe të hënë, çmimi i naftës ishte 1.37 euro-centë.

Çmimet e naftës janë rritur në bursë të hënën pas përshkallëzimit më të fundit të konfliktit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.

Lufta filloi me sulmet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin më 28 shkurt, duke e shtyrë Iranin të sulmonte Izraelin dhe shtetet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik – si dhe duke mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe transporti për naftën dhe gazin natyror të lëngshëm në botë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU