Lela sot ka ditëlindjen, ja sa vite mbushi!

Kjo e enjte është një ditë e veçantë për Lela Seferin. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3” feston sot ditëlindjen e saj të 26-të, shkruan Raporto24.

Që në orët e para të mëngjesit, bukuroshja ka pranuar urime të shumta nga familjarë, miq dhe ndjekës të shumtë, të cilët nuk kanë kursyer fjalët më të mira për të në rrjetet sociale.

Pas eksperiencës së saj në shtëpinë më të famshme në vend, Lela vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku tërheq vazhdimisht vëmendjen me paraqitjet dhe postimet e saj.

Ndërkohë, pak ditë para ditëlindjes, ajo kishte zgjedhur t’i bënte vetes një dhuratë të veçantë, duke kaluar disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë, ku shijoi bregdetin dhe atmosferën verore, duke e nisur kështu festimin e 26-vjetorit në mënyrën më të mirë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU