Aktorja e njohur turke jep lajmin që të gjithë po e prisnin

Pas një periudhe të gjatë larg projekteve televizive, aktorja e njohur turke, Neslihan Atagül, është gati të rikthehet para publikut, shkruan Raporto24.

Ylli i serialeve turke kishte lënë përkohësisht aktrimin për t’iu përkushtuar familjes dhe djalit të saj, Aziz, i cili erdhi në jetë më 6 mars 2025. Tashmë, ajo ka konfirmuar se sezoni i ri televiziv do ta sjellë sërish në një projekt të ri, ndonëse detajet ende nuk janë bërë publike.

Në një prononcim për mediat, aktorja u shpreh se i ka munguar shumë atmosfera e xhirimeve dhe se mezi pret të rikthehet në punën që e ka bërë të njohur.

“Do të jem në ekran këtë sezon. Jam shumë e emocionuar. Jemi ende në fazën e përgatitjeve dhe partneri im në serial nuk është përzgjedhur ende, ndaj nuk mund të zbuloj më shumë”, deklaroi ajo.

Një nga detajet që tërhoqi vëmendje ishte mënyra se si do ta kombinojë punën me rolin e nënës. Neslihan zbuloi se djali i saj i vogël do ta shoqërojë herë pas here në sheshxhirim.

“Edhe djali im do të vijë në sheshxhirim. Jemi gati të jetojmë në karavan”, tha ajo me humor.

Kujtojmë se projekti i fundit televiziv i Neslihan Atagül ishte seriali Gecenin Ucunda, ndërsa emri i serialit të ri dhe platforma ku do të transmetohet pritet të zbulohen në javët e ardhshme.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU