Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, u ka bërë thirrje prindërve që t’i lënë fëmijët të qëndrojnë zgjuar deri vonë për të mbështetur “Tre Luanët” kur ata do të përballen me Meksikën në ndeshjen e 1/8-ës të finales së Botërorit.
Anglia dukej se po eliminohej nga turneu pasi Brian Cipenga e kaloi kombin afrikan në epërsi pas vetëm shtatë minutash, por kapiteni Kane arriti të shënonte dy herë në fund për të vulosur një fitore dramatike 2-1.
Ndeshja eliminatore në stadiumin ikonik “Azteca” në Meksikë është planifikuar të fillojë në orën 01:00 të mëngjesit (me orën britanike), në natën mes të dielës dhe të hënës. Kjo do të thotë se tifozët e rinj, si edhe në mbarë vendin, do të duhet ta ndjekin ndeshjen në një natë shkolle, duke e bërë më të vështirë për ta të qëndrojnë zgjuar deri vonë.
Tuchel beson se ky është rast mjaftueshëm i veçantë për të merituar një përjashtim.
“Shkruani një justifikm për në shkollë dhe lërini të shikojnë futboll. Hajdeni. Ka shumë shkolla për të shkuar, por Kupa e Botës është çdo katër vjet. Le të shikojnë. Do të ketë një ndeshje të madhe, shumë të madhe pas katër ditësh dhe na duhet mbështetja e të gjithëve, dhe veçanërisht e fëmijëve”, tha Tuchel.
Fitorja e së hënës do ta dërgonte Anglinë në çerekfinale dhe do t’i mbante gjallë shpresat për ta fituar Botërorin për herë të parë që nga viti 1966.
KosovaPress


