Ky është emri i djalit të Bleros dhe Eronitës

Pak javë pasi u bënë prindër për herë të parë së bashku, Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Eronita, po shijojnë ditët më të bukura pranë vogëlushit të tyre, shkruan Raporto24.

Pasi lindja u realizua me sukses në Sarajevë, Eronita është rikthyer në shtëpi bashkë me djalin, ku i priste një atmosferë e organizuar në detaje. Ambienti ishte zbukuruar me tullumbace në ngjyrë blu dhe të bardhë, arushë pellushi dhe dekorime festive që e bënin edhe më të veçantë këtë moment familjar.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një detaj që çifti kishte zgjedhur ta mbante larg syrit të publikut deri tani. Përmes disa publikimeve në Instastory, Eronita zbuloi edhe emrin e djalit të tyre.

Në dekorin e mirëseardhjes shihej i shkruar qartë emri Areej, një zgjedhje e rrallë dhe mjaft e veçantë.

Me këtë moment të ëmbël, Blero dhe Eronita duket se kanë nisur një kapitull të ri në jetën e tyre, duke e shijuar prindërimin larg vëmendjes së madhe mediatike.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU