Pamje nga Podujeva – Ekipet e Emergjencës u japin ndihmë të plagosurve, policia siguron vendin e ngjarjes.

Pamje nga Podujeva – Ekipet e Emergjencës u japin ndihmë të plagosurve, policia siguron vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e para zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri që ndodhën sot rreth orës 13:30 në qendër të Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për IndeksOnline se menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:30 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, sipas informacioneve të para, dyshohet se tre persona janë plagosur. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Ai shtoi se njësitet policore vazhdojnë të jenë në terren dhe po ndërmarrin veprime operativo-hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur motivin e incidentit, ndërsa hetimet lidhur me ngjarjen janë në vazhdim.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU