Familja e Bardhit dhe Sarës së shpejti do të zgjerohet edhe më shumë, pasi çifti është në pritje të fëmijës së tyre të dytë, shkruan Raporto24.
Lajmin më të ëmbël e ndau vetë Sara përmes rrjeteve sociale, ku publikoi momente nga ceremonia e zbulimit të gjinisë së foshnjës. Në video, vëmendjen e mori edhe vajza e tyre, Nea, e cila u bë pjesë e këtij momenti të veçantë.
“Nea do ta ketë shoqen e jetës”, ishte mesazhi emocionues që shoqëroi pamjet, ndërsa torta me mbushje rozë konfirmoi se Bardhi dhe Sara do të mirëpresin edhe një vajzë.


