Real Madrid mohon se ka interes për të nënshkruar me mesfushorin e Chelseat

Real Madrid ka mohuar se ka interes për të nënshkruar me mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez.

Në raportet e fundit është përfolur për një transferim të argjentinasit, dhe këtë javë Marca raportoi komente nga agjenti i tij Javier Pastore duke theksuar se Fernandez do të ishte i etur të jetonte në kryeqytetin spanjoll.

Gjigantët e La Ligës kanë lëshuar një deklaratë me të cilën synon të shuajë spekulimet mbi një marrëveshje të mundshme.

“Në dritën e informacionit dhe deklaratave që kanë dalë ditët e fundit në lidhje me një interes të dyshuar nga Real Madrid për lojtarin Enzo Fernandez, klubi dëshiron të deklarojë se nuk ka bërë asnjë përpjekje, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi, që synon të nënshkruajë lojtarin e lartpërmendur dhe, për më tepër, nuk ka ndërmend të ndjekë një operacion të tillë”, bëhet e ditur në deklaratë.

25-vjeçari, iu bashkua Chelseat nga Benfica në janar 2023 në një marrëveshje që thuhet se vlente 107 milionë funte, vetëm disa muaj pasi ai kishte ndihmuar Argjentinën të fitonte Kupën e Botës 2022.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU