Gjobitet motoçiklisti për zhurmë të tepruar në Prishtinë, Policia apelon për respektim të rendit publik

Prishtinë, 3 korrik 2026 – Njësiti i Trafikut në Kryeqytet ka shqiptuar gjobë ndaj drejtuesit të një motoçiklete, i cili ka shkaktuar zhurmë të tepruar dhe ka prishur rendin dhe qetësinë publike në Prishtinë.
Pas trajtimit të informatës dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme policore, ndaj drejtuesit të motoçikletës është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe i inkurajon ata që të raportojnë raste të ngjashme, me qëllim të ruajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU