KEK tejkalon kërkesën për konsum: Në qershor arrin të ofrojë kapacitete prej 108.2%

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka shënuar një tjetër rezultat të jashtëzakonshëm operacional, duke arritur që gjatë muajit qershor 2026 të sigurojë kapacitete prodhuese që tejkalojnë kërkesën për konsum të rregulluar, duke konfirmuar edhe një herë rolin e saj kyç në garantimin e sigurisë energjetike të Republikës së Kosovës.

Të dhënat kryesore:

Kapacitetet në dispozicion: 305,916 MWhKërkesa për konsum: 282,608 MWhKapaciteti i ofruar: 108.2%Tejkalimi i kërkesës për konsum: 8.2%

Sipas të dhënave operative, gjatë muajit qershor, KEK ka vënë në dispozicion kapacitete prodhuese prej gjithsej 305,916 MWh energji elektrike, ndërsa kërkesa për konsum ka qenë 282,608 MWh, duke rezultuar në një kapacitet të ofruar prej 108.2%, respektivisht duke tejkaluar kërkesën për konsum me 8.2%.

Veçanërisht i rëndësishëm është fakti se, gjatë pjesës më të madhe të muajit, pas rikthimit në operim të njësive prodhuese, KEK ka arritur të ofroj mbi 120% të kërkesës ditore për konsum, duke konfirmuar stabilitetin operacional, besueshmërinë e kapaciteteve prodhuese dhe përkushtimin e vazhdueshëm për garantimin e sigurisë energjetike të vendit.

Ky rezultat merr peshë edhe më të madhe duke pasur parasysh se është arritur në një periudhë kur KEK po realizon njëkohësisht programin më të madh të investimeve dhe modernizimit në historinë e saj, përfshirë rehabilitimin e njësive gjeneruese pas më shumë se katër dekadave operim, si dhe zhvillimin e projekteve strategjike në fushën e energjisë së ripërtëritshme.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU