Kombëtarja e Anglisë do të përballet me bashkëorganizatorët e Meksikës në stadiumin legjendar “Azteca” në Meksiko Siti, në kuadër të raundit të 16-tave të Kampionatit Botëror.
Ndeshja fillon prej orës së hershme të mëngjesit 02:00.
Meksika ka një rekord të frikshëm në këtë stadium, ku ka pësuar vetëm dy humbje në ndeshje zyrtare gjatë gjithë historisë (70 fitore, 17 barazime).
Për më tepër, meksikanët janë të pamposhtur në 12 ndeshje gjatë vitit 2026 dhe nuk kanë pësuar ende asnjë gol në këtë Botëror.
Në krahun tjetër, Anglia e Thomas Tuchel vjen pas një fitoreje jo bindëse 2-1 ndaj DR Kongos.
Përveç formës, anglezët duhet të përballen me lartësinë mbidetare prej 2,200 metrash të stadiumit. Për të minimizuar efektet e ajrit, stafi ka vendosur të shtyjë zbarkimin në kryeqytet sa më shumë që të jetë e mundur.
Situata rreth ndeshjes është tensionuar edhe nga frika e anglezëve se mund të spiunohen gjatë stërvitjeve. Anglia gjithashtu ka kujtime të hidhura nga ky stadium, ku në vitin 1986 Diego Maradona shënoi golin e famshëm me dorë (“Dora e Zotit”).
Sa i përket lojtarëve, Meksika do të mbështetet te Raúl Jiménez, i cili ka shënuar 6 gola në 12 përballje ndaj portierit anglez Jordan Pickford. Ky i fundit sot barazon rekordin me 17 paraqitje në Botëror për një portier të Anglisë.
Meksika ka skuadër të plotë, ndërsa Anglia ka dyshime të mëdha për Declan Rice, por pret rikthimin e Reece James. Ndeshja pritet të jetë një luftë e vërtetë taktike ku tradita e Anglisë (që ka fituar 4 përballjet e fundit direkte) do të ndeshet me kalanë e pathyeshme të Meksikës


