Xhaka : Lidershipin e mësova që në moshën 4-vjeçare

Granit Xhaka po përgatitet të udhëheqë Zvicrën drejt një arritjeje historike në Botëror.

Nëse mposhtin Kolombinë të martën, zviceranët kualifikohen në çerekfinale për herë të parë që nga viti 1954.

Kapiteni 33-vjeçar ka rrëfyer se roli i tij si lider ka nisur shumë herët. Për shkak të punës me orar të zgjatur të prindërve të tij shqiptarë në Zvicër, atij iu dorëzuan çelësat e shtëpisë kur ishte vetëm katër vjeç.

Babai i tij, Ragipi, vuajti tre vite burg dhe rrahje nën regjimin e atëhershëm në Kosovë përpara se familja të ikte me autobus drejt Zvicrës.

“Mendoj se kam mësuar rreth lidershipit që kur isha katër vjeç,” u shpreh mesfushori, i cili numëron 150 paraqitje me Zvicrën.

Ai tregoi se bashkë me vëllanë e tij, Taulantin, kalonin orë të tëra vetëm në shtëpi sa prindërit ishin në punë.

Pasi kaloi periudha të vështira te Arsenali, ku iu hoq edhe shiriti i kapitenit, Xhaka shkëlqeu te Leverkusen dhe tani po luan te Sunderland.

Megjithatë, ai mbetet me këmbë në tokë duke thënë: “Ne kurrë nuk harrojmë nga vijmë”.

Pas sukseseve të mëdha me Leverkusenin dhe Sunderlandin, Xhaka tregon se çdo vështirësi e ka bërë më të fortë.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU