​Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me një rast të zjarrvënies që kishte ndodhur më 3 korrik 2026, ku si pasojë ishte përfshirë nga flakët një veturë.

Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve intensive hetimore dhe operative është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit, F.V., 25 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU