Pamje ekskluzive: Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, nis takimin me fermerët që protestuan

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka mbajtur sot protestë para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur pakënaqësinë për mosgrumbullimin e qumështit të freskët nga fermat vendore.

Fermerët protestuan me traktorë dhe kamionë, ndërsa në shenjë revolte derdhën qumësht para objektit të Ministrisë. Ata mbanin pankarta me mbishkrime si: “Mos na lini pa bukë” dhe “Mbroni prodhimet vendore”,shkruan Raporto24

Pas protestës, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka nisur një takim me përfaqësuesit e fermerëve për të diskutuar kërkesat e tyre dhe për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar.

Sipas Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit, vendimi për organizimin e protestës ishte marrë unanimisht në mbledhjen e mbajtur më 5 korrik.

“Protesta është e pashmangshme me situatën e krijuar për mosgrumbullimin e qumështit të freskët nga fermat tona, duke hasur në vesh të shurdhër tek akterët kompetentë”, thuhej në njoftimin e shoqatës./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU