Policia në Gjakovë parandalon garat ilegale të shpejtësisë

Gjakovë, 7 korrik 2026 – Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor e Policisë së Kosovës në Gjakovë, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në komunikacion, ka ndërmarrë masa për parandalimin e garave ilegale të shpejtësisë me automjete.

Gjatë këtij aksioni, zyrtarët policorë kanë arritur të parandalojnë zhvillimin e garave të shpejtësisë në rrugët e Gjakovës. Ndaj dy drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar masa ndëshkuese, në përputhje me Ligjin për Trafikun Rrugor.

Drejtuesit janë dënuar me nga 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse për heqjen e patentë shoferit për një periudhë prej 12 muajsh.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë në ruajtjen e sigurisë në komunikacion, duke raportuar aktivitetet e kundërligjshme dhe duke shmangur çdo sjellje të rrezikshme gjatë drejtimit të automjeteve.

Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e masave parandaluese dhe ndëshkuese me qëllim mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU