Albumi i ri “100%” i Don Xhonit ka sjellë reperin sërish në qendër të vëmendjes. Përveç projekteve muzikore dhe fushatës promovuese që bëri bujë me pjesëmarrjen e emrave të njohur të estradës, artisti është pyetur edhe për jetën e tij personale, shkruan Raporto24.
Gjatë promovimit të albumit, ku ishte i pranishëm edhe ekipi i emisionit Prive by Liberta Spahiu, Don Xhoni u përball me pyetjen që shumë fansa prisnin: pse nuk realizoi një video promovuese me ish-banoren e BBVA-së, Loredana Brati?
Reperi u përgjigj shkurt, por qartë, duke lënë të kuptohet se mes tyre mbizotëron respekti.
“Lori është shumë mirë, shumë ‘nice’. Kam shumë respekt për të. Raporti sot me të është shumë i mirë, është shumë vajzë e mirë dhe ia uroj të gjitha të mirat”, tha ai.
Don Xhoni dhe Loredana Brati u përfolën gjatë muajve të kaluar për një lidhje të mundshme, pas ndërveprimeve të shpeshta në rrjetet sociale dhe disa momenteve që nxitën spekulime. Megjithatë, deklarata e fundit e reperit duket se hedh poshtë zërat për një romancë, duke treguar se marrëdhënia e tyre bazohet në respekt dhe miqësi.


