Georgina e Ronaldos i dërgon një pako të bukur bashkëshortes së Messit

Edhe pse Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë qenë rivalët më të mëdhenj në futboll për vite me radhë, një gjest i fundit nga partnerja e portugezit ka treguar një tjetër anë të marrëdhënieve mes dy familjeve, shkruan Raporto24.

Georgina Rodríguez i ka dërguar Antonela Roccuzzos një pako me veshje nga marka e saj, “Mimoa”, ndërsa bashkëshortja e Messit e ka ndarë surprizën me ndjekësit në InstaStory.

Antonela e falënderoi publikisht Georginën për dhuratën, duke shkruar: “Faleminderit shumë! Të gjitha janë shumë të bukura. Të uroj gjithë suksesin e botës.”

Postimi është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë e kanë cilësuar si një gjest të bukur respekti mes dy familjeve, pavarësisht rivalitetit historik mes Ronaldos dhe Messit në fushën e lojës.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU