Reperi i njohur shqiptar Mozzik dhe partnerja e tij Lotina kanë nisur përgatitjet për një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre – ardhjen në jetë të fëmijës së tyre, shkruan Raporto24.
Në rrjetet sociale, Lotina ka ndarë me ndjekësit pamje nga dhuratat dhe pajisjet që çifti ka blerë për bebushin, duke zbuluar detaje nga ambienti i përgatitur me shumë dashuri.
Çifti shfaqet i lumtur dhe i emocionuar në këtë periudhë të veçantë, teksa presin me padurim të bëhen prindër.




