“Po vjen dasma? Veprimi i Sasës bën lëmsh rrjetin

Sasa Hoda ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve me një postim që ka ndezur menjëherë spekulimet për jetën e saj private, shkruan Raporto24.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ishte e pranishme në një dasmë, por nuk ishte atmosfera festive ajo që mori gjithë vëmendjen. Në fotografinë e publikuar, Sasa shfaqet me buqetën e nuses në duar, ndërsa mbishkrimi i saj bëri që rrjeti të shpërthente në komente.

“Si duket radha ime tani, i prita lulet”, shkroi ajo, duke lënë të kuptohet me humor se martesa mund të jetë shumë pranë.

Megjithatë, Sasa nuk ka konfirmuar asgjë, duke e lënë postimin të mbetet një moment argëtues që ka zgjuar kureshtjen e publikut.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU