14 vite bashkë, Gresa ndan foton e rrallë nga fillimet e lidhjes me Lyrical Son

Një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, reperi i njohur Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij Gresa, kanë shënuar një përvjetor të veçantë të lidhjes së tyre, shkruan Raporto24.

Për këtë ditë, Gresa ka zgjedhur të kujtojë rrugëtimin e tyre të gjatë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit një moment nostalgjik nga fillimet e dashurisë së tyre.

Ajo ka publikuar një fotografi të vjetër ku çifti shfaqet në moshë më të re, të buzëqeshur dhe të përqafuar ngrohtësisht. Krahas imazhit, Gresa ka shkruar thjesht: “Gëzuar 14 vite së bashku”.

Sot, pas më shumë se një dekade bashkë, Festimi dhe Gresa vazhdojnë të jenë një nga historitë më të qëndrueshme të dashurisë në publik, duke ndërtuar një familje të lumtur me tre fëmijë – dy vajza dhe një djalë, dhe duke e forcuar edhe më shumë lidhjen e tyre ndër vite.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU