Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, ka zbuluar së fundmi motivin që e shtyu të largohej nga Londra dhe të ndërtonte jetën e saj në Shqipëri, shkruan Raporto24.
Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, modelja u përball me pyetjen që shumë prej tyre kishin kohë që e bënin: “Pse e ke lënë Londrën për Tiranën?”.
Përgjigjja e saj erdhi në mënyrën më të thjeshtë, por domethënëse. Françeska publikoi një fotografi me pamje nga deti, të shoqëruar me mbishkrimin: “Sepse tani, çdo e premte duket kështu”.

Me këtë reagim, ajo la të kuptohet se jeta pranë bregdetit, klima e ngrohtë dhe mundësia për të shijuar fundjavat në natyrë kanë qenë ndër arsyet kryesore që e kanë bërë të zgjedhë Tiranën në vend të kryeqytetit britanik.


