Punëtorët e ndërmarrjes “Prishtina Parking” kanë nisur protestë për shkak të mospagesës së pagave, duke kërkuar që obligimet financiare ndaj tyre të përmbushen sa më shpejt,shkruan Raporto24
Protesta po mbahet në objektin e “Prishtina Parking”, në rrugën “Musa Tolaj”, objekti “Donika 2”, në lagjen Lakrishte të Prishtinës.
Sipas organizatorëve të protestës, qëllimi i tyre është kërkesa për ekzekutimin e menjëhershëm të pagave dhe adresimin e shqetësimeve të punëtorëve lidhur me situatën e krijuar.
“Po na bëhet padrejtësi”, është një nga mesazhet e përcjella nga punëtorët gjatë protestës, të cilët kanë kërkuar zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse.
Ata kanë paralajmëruar se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, mund të ndërmarrin edhe veprime të tjera sindikale.
Deri tani nuk ka pasur një qëndrim zyrtar nga menaxhmenti i “Prishtina Parking” lidhur me kërkesat e punëtorëve./Raporto24/


