Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë shtim të vranësirave, të cilat orëve të pasditës pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, për t’u pasuar në orët e mbrëmjes nga një front i ftohtë, i cili do të sjellë intensfikim të reshjeve në të gjithë vendin.
Reshjet lokalisht do të jenë intensive, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht gjatë frontit të ftohtë, me shpejtësi prej 20-65 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C. /MeteoKosova/


