Ambasadori takon talentin kosovar që po shkëlqen në Gjermani, nënshkruan kontratë me Nike.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka takuar një talent kosovar, i cili ka nënshkruar kontratë me Nike.

Bëhet fjalë për 11-vjeçarin, Leonis Elezajn, futbollistin e talentuar të Akademisë së Hertha BSC,

Elezaj ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke nënshkruar kontratë me gjigantin botëror Nike, duke u bërë një nga futbollistët më të rinj që arrin një marrëveshje të këtij niveli.

Ambasadori, Faruk Ajeti e ka takuar 11-vjeçarin në ditëlindjen e tij dhe i dhuroi një top me simbolet e Kosovës.

Ëndrra e Leonis Elezaj si një talent premtues, është të veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU